Igor Jug, njëri nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Jug vuante një dënim me 12 vjet burg, por ishte në ndërprerje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai kaloi tetë vjet të jetës së tij pas hekurave.
Gjatë periudhës së fundit, Jug kërkonte vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se askush nga të dënuarit për 27 prillin nuk ishte terrorist dhe se vendimet gjyqësore ishin të padrejta.
Për vdekjen e tij pritet një njoftim zyrtar dhe një qëndrim nga të afërmit dhe ekipi ligjor që ka punuar për rastin e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend appeared first on Telegrafi.