Në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Anton Sereçi. Ai humbi jetën si pasojë e virusit korona. Ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Anton Marku Sereçi lindi më 22 .12.1947. Rrjedh prej një familje atdhetare, dhe të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav. Sereçi është shkolluar në Shkup ku dhe e kaloi gjithë jetën. Fillimet e karrierës në radio i nisi në vitin 1971 si bashkëpunëtorë në redaksinë e sportit. Me emisionet e tij ka kontribuar ne afirmimin e sportit dhe sportistëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Gjatë viteve 1995- 1997 Sereçi ushtroi postin e kryeredaktorit në Radio Shkup, ndërsa në vitet 1991- 2002 ishte drejtor i programit të dytë në radion maqedonase.

Anton Sereçi ishte një ndër përfaqësuesit më të denjë të komunitetit katolik në Shkup, ku dha një kontribut të madh në afirmimin e këtij komuniteti dhe me këmbëngulje luftoi te gjithë ata që deshën ta përvetësojnë prejardhjen shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndërron jetë Anton Sereçi, ishte i infektuar me coronavirus appeared first on Telegrafi.