Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.

Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë”.

“Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Urdhërova autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Janë njoftuar autoritetet, ndër të cilat edhe Qendra për punë sociale nga Prilepi”, ka njoftuar prokurori publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndërrojnë jetë binjakët e lindur vetëm tre javë më parë në rajonin e Prilepit appeared first on Telegrafi.