Pas një sëmundje ka ndërruar jetë veprimtari dhe politikani nga Struga, Tahir Hani. Lajmi është bërë i ditur nga familjar dhe miq të të ndjerit, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Hani i cili më 15 dhjetor do të mbushte 63 vjet, ka lindur në fshatin Veleshtë të Strugës, ndërkaq në botën shqiptare njihet si person i cili ka qenë aktiv në çështjen shqiptare.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka udhëhequr Veleshtën. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

The post Ndërroi jetë ish-deputeti Tahir Hani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";