Ndërpritet sërish transporti publik në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tetovës informon qytetarët se transporti publik në këtë qytet do të ndërpritet përkohësisht.

Nga komuna thonë se ndërprerja e përkohshme e transportit publik bëhet për shkak të kaosit në ndërmarrjen publike “Tetova Transport”.

“Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik”.

“Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse. Po ashtu, duam të ju njoftojmë se u.d do të jetë Rafiz Mejdija”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Ndërpritet sërish transporti publik në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy