Policët e SPB Tetovë sot (25 nëntor) rreth orës 16:00 arrestuan personin me inicialet A.D (30) nga Negotina e Gostivarit.

Sipas policisë, ai është privuar nga liria për shkak se në objektin e tij hotelerik është organizuar festë familjare në të cilën kanë marrë pjesë 25 persona.

“Ai do të mbahet në stacion policor në Gostivar dhe pas dokumentit të plotë të rastit do t’i parashtrohet denoncimi për vepër penale ‘Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia në fund shtuan se festa është ndaluar ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndërpritet festa familjare në Gostivar, arrestohet pronari i objektit appeared first on Telegrafi.