Ndelohen dy persona Maqedoni, kapen me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se gjatë ditës së sotme në Gjevgjeli janë ndaluar dy persona. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, personat akuzohen për veprën penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave psikotrope.

“Si rezultat i provave materiale dhe video, të siguruara gjatë kontrolleve në operacionin që u zhvillua nën udhëheqjen e prokurorit publik më 18 dhe 19 janar të këtij viti, gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona. Personat akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Nga të dhënat hetuese nga Laboratori i Forenzikës Dixhitale në Qendrën Hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë hasur në prova se i dyshuari i parë i privuar nga liria në Gjevgjeli, ka fshehur një sasi të madhe të substancave psikotrope. Pas marrjes së urdhrit të ekspertit për mjetin e sekuestruar, iu gjetën 3.5 kg kokainë.

Gjiashtu, si rezultat i provave, u kërkuan dhe u kryen kontrolle në banesat e personave të ndaluar, si dhe u gjet edhe 1 kg kokainë. Për të dy personat prokurori publik ka lëshuar urdhër për hetim, si dhe ka kërkuar paraburgim dhe arrest shtëpiak nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Advertisement

The post Ndelohen dy persona Maqedoni, kapen me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy