Ndalesë për automjete të rënda ngarkuese sot në mëngjes ka në drejtimin rrugor Aksi Mavrovë – Zhirovnicë, drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, ku plotësisht ndalesa vlen edhe për kamionë dhe autobusë, ndërsa për të tjerët është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore, informojnë nga LAMM.

Drejtimi rrugor Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Bliznakovë ende është i bllokuar për komunikacion për të gjitha automjetet, për shkak të shembjeve në rrugë.

“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. për shkak të numrit të madh të shembjeve në drejtimet rrugore Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë rekomandohet të mos shfrytëzohen këto drejtime rrugore pa nevojë tejet të madhe”, thonë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LAMM ekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe vendkalime malore, ku ka mundësi për dukuri të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëpjë me akset Katllanovë-Veles, MNavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

The post Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit appeared first on Telegrafi.