Ndalohet pronari i një klubi të natës në Kumanovë, policia konfiskon mjete piroteknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në lokalet e natës dhe kabaretë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë, kanë ndaluar T.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova

“Ai është parë duke marrë nga vetura e tij e parkuar para kabaresë, aparatet kundër zjarrit zjarrit dhe i ka futur në klub. Menjëherë pas kësaj, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll në objekt dhe kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike”.

“Personi është privuar nga liria dhe në stacion policor në prani të avokatit është intervistuar zyrtarisht dhe nga inspektori i mbrojtjes dhe shpëtimit ka lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje dhe vendim për ndalimin e punës deri në eliminimin e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB.

Pas tragjedisë në Koçan, MPB ka paralajmëruar kontrolle të shtuara nëpër lokalet e natës./Telegrafi/

Advertisement

The post Ndalohet pronari i një klubi të natës në Kumanovë, policia konfiskon mjete piroteknike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy