Në rrugën Veles-Shkup policia kufitare nga stacioni policor “Mihajllov” dhe policia nga SPB Veles, dje kanë ndaluar S.E. (24) nga Studiniçani i Shkupit për shkak se ka kryer veprën penale tregti të paligjshme me imigrant.
Ai me automjetin “Mazda” me targa të Shkupit nuk u është ndaluar në shenjën për ndalim të dhënë nga policia, me çka me automjetin e tij ai ka goditur veturën e policisë, me çka lëndime trupore kanë marrë dy policë.
Më herët S.E. në afërsi të pikë pagesës Demir Kapi është ndalur dhe nga vetura kanë zbritur tetë imigrantë nga Siria, të cilët kanë goditur rampën e stacionit të pagesës në Otovicë. S.E. është ndaluar dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa imigrantët janë transferuar në qendrën pranuese-transitore Vinojug./Telegrafi/
The post Ndalohet një transportues imigrantësh në rrugën Veles-Shkup, ka lënduar edhe dy policë appeared first on Telegrafi.