MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2024) në orën 09:20 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, punonjësit e policisë e kanë arrestuar personin C.R (56) nga Republika e Turqisë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe një kontrolli shtesë, u konstatua se kartoni i gjelbër i sigurimit për kamionin “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte, ishte i falsifikuar.
“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe më pas është paraqitur para gjyqtarit në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë, i cili i ka caktuar masë alternative të dënimit me kusht”, thonë nga MPB.
The post Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";