Ndalohet një shtetas turk në Bllacë, ka tentuar të korruptojë policinë kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 03:30 të mëngjesit është ndaluar një shtetas i Turqisë, pasi i njëjti në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, ka tentuar ta korruptojë një polic të RMV-së me 100 euro.

“Më datë 30.10.2024 rreth orës 03:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të RMV-së është paraqitur K.S. (53) nga Turqia, por pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai tashmë në 180 ditët e fundit kishte shfrytëzuar qëndrimin e lejuar turistik prej 90 ditësh dhe për këtë i është refuzuar hyrja dhe është kthyer në Kosovë.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit, K.S. ka ardhur sërish në vendkalimin kufitarë dhe i ka dhënë shefit të turnit dokumentin e udhëtimit dhe një monedhë 100 euro në të, me kërkesë që t’i lejohet hyrja në RMV. K.S. i është privuar nga liria”, thonë nga MPB.

 

Advertisement

The post Ndalohet një shtetas turk në Bllacë, ka tentuar të korruptojë policinë kufitare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy