SPB-Tetovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në vendkalimin kufitarë Jazhincë është ndaluar një person nga Kosova, për shkak se gjatë kontrollit u konstatua se veturën të cilën e drejtonte ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më datë 08.05.2024 në ora 19:50 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liri personin O.K.(28) nga Kosova, për arsye se gjatë një kontrolli kufitarë është konstatuar se vetura “mercedes” me targa të Gjermanisë të cilën e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë.

Vetura është konfiskuar dhe personi është dorëzuar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet ë njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, vetura e tij kërkohej nga Interpoli appeared first on Telegrafi.