Më datë 10.08.2023 rreth orës 14 në Shkup, policorët nga SPB “Kisella Vodë” kanë ndaluar B.E.G. (60) nga Petriç, Republika e Bullgarisë për veprën penale “dhënie ryshfeti” dënuar nga neni 358 i Kodit Penal, njoftojnë nga MPB.
“Përkatësisht, B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një mjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar patentë shoferin dhe kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në patentën e shoferit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i nderuar dhe respektuar ata, pra për të mos u gjobitur. Policia menjëherë e kanë arrestuar B.E.G. për kryerjen e vepërës penale “dhënie ryshfeti” të dënuar sipas nenit 358 të Kodit Penal.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër B.E.G. pas procedurës së shpejtë do të parashtrohet kallëzim penal në PTHP Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Ndalohet një shtetas bullgar në Maqedoni, ka tentuar t’i jep ryshfet policisë appeared first on Telegrafi.