
Me datë 30.03.2025 në ora 01.50 në Dellçevë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Dellçevë kanë arrestuar M.R.(35) nga Dellçeva.
Gjatë kontrollit të komunikacionit, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet “Hyundai” që drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij kishte 1.84 promilë alkool dhe më pas është hequr menjëherë nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”./Telegrafi/
The post Ndalohet një shoferë në Dellçevë, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.
Advertisement