Policët nga DPB Demir Hisar në bashkëpunim me policinë kriminale të SPB Manastir sot në rrugën ndërmjet fshatit Sveta dhe fshatit Edinakovci, në zonën e Demir Hisarit, ka ndaluar D.T.(58) nga Demir Hisar, punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 357 i KP-së “marrja e ryshfetit”.
D.T. i ka kërkuar para një personi nga Demir Hisari dhe në kundërpërgjigje të mos veprojë, gjegjësisht të mos sanksionojë veprimtarinë e kundërligjshme.
Pasi i janë kërkuar para, personi ka denoncuar rastin në SPB Manastir dhe i janë dhënë para të përpunuara kriminalisht, të cilat ia ka dhënë sot D.T.
Menjëherë pasi i janë dorëzuar paratë, D.T. është ndaluar dhe tek ai janë gjetur 18.000 denarë me prejardhje nga vepra penale./Telegrafi/
The post Ndalohet një punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, ka pranuar ryshfet appeared first on Telegrafi.