MPB Maqedoni njofton se sot (25.11.2024) në ora 04:00 në afërsi të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria personin T.N.J. nga Republika e Turqisë.

“Gjatë kontrollit në automjetin Dacia Duster me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 15 emigrantë, prej të cilëve gjashtë të mitur”.

“Emigrantët janë vendosur në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person nga Turqia, kapet duke transportuar emigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";