Ndalohet një person nga Shkupi në Tetovë, drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar dje pasi ka vozitur nën efektin e alkoolit në rrugën “Iliria” në Tetovë.

Siç njoftoi sot MPB, dje në orën 14:10 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.D (42) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte i ndaluari dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2.15% promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuzë në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një person nga Shkupi në Tetovë, drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy