Ndalohet një person nga Kumanova, voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (09.04.2025) në ora 16.45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Kumanovë kanë arrestuar D.A (31) nga Kumanova.

“Në rrugën “Teofan Ekonomov” në Kumanovë, i njëjti duke drejtuar veturën “Seat Leon” me targa të Kumanovës, ka goditur një motoçikletë “Hamachi” dhe një automjet të pasagjerëve “Volkswagen Golf”, të dyja me targa të Kumanovës. Pas marrjes së masave u konstatua se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ishte 1.85 promilë”.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet aktakuzë nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person nga Kumanova, voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy