
MPB Maqedoni njofton se dje (06.04.2025) në ora 00:58 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë MPB-së Kumanovë kanë ndaluar personin V.P. (45) nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Kumanovës, të cilën e drejtonte i ndaluari dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.34 pjesë në milion alkool në gjak”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 297a i Kodit Penal – “drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.
The post Ndalohet një person nga Kumanova i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur appeared first on Telegrafi.