Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një 50 vjeçare nga fshati Negotinë e cila dyshohet për vjedhje.

“Më 02.05.2024 në orën 18.45 në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar e kanë privuar nga liria G.I. (50) nga Negotina e Gostivarit. Ajo ishte kap duke vjedhur në një objekt shitjeje, pas së cilës ajo ishte përpjekur që të ikte, por ishte penguar dhe u privuar nga liria.

Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të çështjes kundër saj, do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje appeared first on Telegrafi.