Ndalohet një person në Konçe, akuzohet për gjashtë vepra penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka ndaluar dje një person nga fshati Gabrevci, i kërkuar për gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë”.

“Dje në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Shtip kanë privuar I.A. (31) nga fshati Gabrevci, komuna e Konçes, i cili kërkohej nga Sektori i Punëve të Brendshme të Radovishit nën dyshimin se është kryerës i disa veprave penale në zonën e Radovishit. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gabrevci, gjatë të cilit janë gjetur objekte me prejardhje nga veprat penale”, njoftojnë sot nga MPB.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, me të është zhvilluar një intervistë zyrtare, gjatë së cilës ka pranuar se në zonën e digës “Mantovë”, komuna Konçe, ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, e raportuar në periudhën nga tetori 2023 deri në janar 2024.

MPB-ja njoftoi se personi është ndaluar në ambientet e Stacionit Policor të Radovishit dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Radovishit. Ata theksojnë se ndaj tij janë ngritur kallëzime përkatëse nga neni 236 dhe neni 235 i Kodit Penal./Telegrafi/

Advertisement

The post Ndalohet një person në Konçe, akuzohet për gjashtë vepra penale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy