MPB njofton se ka ndaluar një 54-vjeçar nga Kavadari për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

“Me datë 24.03.2025, në ora 18.05, nga ana e Policisë së Kavadarit është raportuar se në rrugën rajonale Kavadar – Drenovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Stilo” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga B.I (54) nga fshati Vozarci i Kavadarit, ka dalë nga rruga.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kavadarit ka kryer kontroll, gjatë të cilit është konstatuar se B.I. ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, që do të thotë se niveli i alkoolit në gjak i ishte matur 2.60 promilë.

Ai është ndaluar në stacionin e policisë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të bëhet kallëzim nga neni 297a “Drejtimi i automjetit nga pakujdesia”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një person në Kavadar, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.