SPB Tetovë njofton se kanë ndaluar një person në Gostivar i cili dyshohet për “fajde”.

“Me datë 08.08.2024 në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga L.B. (34) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit se së bashku me F.M. babait të tij G.B. në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash me hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës.

Siç raportohet, pasi L.B. ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante.

I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për “fajede” appeared first on Telegrafi.