Ndalohet një 74-vjeçar në Gostivar, është sjell në mënyrë agresive ndaj një gjyqtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person në Gostivar për shkak se është sjell në mënyrë agresive dhe ka kanosur një gjyqtare në Gjykatën e Gostivarit.

“Më datë 26.03.2025, në ora 08:45 në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin L.V.(74) nga fshati Leunovë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se më 17.03.2025 në objektin e Gjykatës Themelore të Gostivarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kanosur gjyqtaren J.B., e cila e ka udhëhequr rastin.

Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një 74-vjeçar në Gostivar, është sjell në mënyrë agresive ndaj një gjyqtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy