MPB njofton se sot kanë ndaluar një 54-vjeçar nga Shkupi i cili kërkohej me urdhër qendror.
“Sot (30.10.2023) në ora 12:15 në fshatin Haraçinë të Shkupit, policia në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar F.K.(54) nga fshati Haraçinë.
Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga burgu u Idrizovës për vuajtje të dënimit me burg prej pesë vjet e nëntë muaj”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se personi do t’i dorëzohet institucionit përkatës për vuajtjen e dënimit./Telegrafi/
Advertisement
The post Ndalohet një 54-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror appeared first on Telegrafi.