Policia e SPB Manastir sot kanë ndaluar V.V. (54) nga fshati Lopaticë i Manastirit.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, personi është dërguar në mbajtje pasi janë marrë informacione operative për kryerjen e veprës penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pra shkaktim të qëllimshëm të zjarrit në fshatin Lopaticë.
Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal./Telegrafi/
The post Ndalohet një 54-vjeçar në Manastir, dyshohet për vënie të qëllimshme të zjarrit appeared first on Telegrafi.
Advertisement