MPB njofton se është ndaluar një 49-vjeçar nga Struga për shkak se është kapur me lëndë narkotike.
Më datë 17.04.2024 në ora 19:30 në rrugën “Kuzman Josifoski Pitu” në Strugë, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në kuadër të DPB Strugë, është ndaluar D.U (49) nga Struga tek i cili është gjetur material i bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Ndalohet një 49-vjeçar nga Struga, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
Advertisement