Ndalohet një 47-vjeçar nga Shkupi, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot zyrtarët policorë kanë ndaluar një 47-vjeçar nga Shkupi, për të cilën kishte urdhërarrest.

“Sot (26.10.2023), zyrtarët policorë të Ekipit Operativ të Kërkimit dhe nga DPB Gazi Baba në ora 12:45 në rrugën “Butelska” në Shkup kanë ndaluar O.M. (47) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh, në lidhje me nenin 144 të KP të RMV-së.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Ndalohet një 47-vjeçar nga Shkupi, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy