Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Pero Nakov” në Shkup është arrestuar 31-vjeçari B.I. nga fshati Hasanbeg.
Nga MPB thonë se i njëjti kishte kërcënuar disa ditë me radhë një pronar të një servisi për vetura.
“Ai dyshon se në periudhën prej datës 07.07. deri në kallëzimin e rastit, më datë 27.07.2023, në disa raste e ka kërcënuar G.D.(28) nga Shkupi. Sipas raportit, B.I. më datë 07.07.2023 e ka çuar automjetin e tij për riparim te autoservisi i G.D.(28) nga Shkupi dhe pasi G.D. i ka thënë se paratë që i ka dhënë për blerjen e pjesëve të këmbimit janë të falsifikuara, ai e ka kërcënuar në disa raste me mesazhe se nëse nuk e rregullon automjetin e tij, do të duhet t’i japë 5000 euro. Gjithashtu, sipas raportit, më datë 26.07.2023 B.I. ka kërcënuar me një send të fortë një punonjës tjetër në servis dhe ka dëmtuar disa automjete të lëna për servis”, thonë nga MPB.
The post Ndalohet një 31-vjeçar në Shkup, ka kërcënuar një person appeared first on Telegrafi.