MPB njofton se me datë 09.10.2023, policia nga DPB Çair kanë marrë në pyetje A.A.(30) nga Shkupi.
Sipas MPB ai dyshohet se më datë 08.10.2023 ka marrë para duke e kanosur me thikë një punonjës në një pompë benzine në Shkup.
“Gjatë bisedës zyrtare ai ka pranuar krimin.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës në prokurorinë publike kompetente”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Advertisement
The post Ndalohet një 30-vjeçar në Shkup, dyshohet se ka kërcënuar dhe grabitur një punonjës të pompës së benzinës appeared first on Telegrafi.