
MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 03:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër e kanë ndaluar A.K.(27) nga Shkupi për shkak se rreth orës 01:10 në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” ka tentuar të sulmojë fizikisht një mjek që ndodhej në vendin e punës dhe i njëjti ka dëmtuar një tavolinë pune dhe një kompjuter.
Personi u ndalua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
The post Ndalohet një 27-vjeçar nga Shkupi, ka tentuar të sulmojë një mjek appeared first on Telegrafi.
Advertisement