MPB njofton se ka ndaluar një 27-vjeçar në Kumanovë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje
“Me datë 24.08.2023 në ora 11:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar S.R.(27) nga Kumanova.
Ai dyshohet se më 22 gusht 2023, nga një pronë private në rr. “Zhivko Çalo” në Kumanovë ka marrë disa sende, ndërsa më 23.08.2023 është kapur duke tentuar të kryejë vjedhje nga një shtëpi në rrugën “30 Korriku” në Kumanovë. Sendi i vjedhur u gjet dhe iu kthye pronarit, ndërsa S.R. është ndaluar në stacionin policore dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Ndalohet një 27-vjeçar në Kumanovë, dyshohet për vjedhje appeared first on Telegrafi.