Me datën 13.10.2023 rreth orës 17:00 në afërsi të fshatit Kosturnik, Kumanovë, zyrtarë policorë nga Njësiti Mobile në Sektorin për Çështje Kufitare kanë privuar nga liria B.M.(23) nga fshati Vrtekica, komuna e Studeniçanit.
Gjatë kontrollit, në automjetin tip “Volkswagen Bora” me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë nga Siria, katër prej tyre të mitur.
Shtetasi B.M dhe emigrantët i janë dorëzuar zyrtarëve policorë në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.
The post Ndalohet një 23-vjeçar nga Kumanova, në veturë i gjenden 12 emigrantë appeared first on Telegrafi.
Advertisement