Ndalohet një 22-vjeçar nga Manastiri, kërkohej me urdhër qendror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 20.07.2023, në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të policisë kriminale në kuadër të SPB Manastir, u ndalua D.Xh. (22) nga Manastiri.

Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë vjet e tre muaj për krime të kryera nga nenet 238, 242, 236 dhe 396 të Kodit Penal.

D.Xh. është dërguar në burgun e Prilepit për vuajtje të dënimit. Ndryshe, gjatë ndalimit, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, për çka do t’i dërgohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

The post Ndalohet një 22-vjeçar nga Manastiri, kërkohej me urdhër qendror appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy