Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

“Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duke kërkuar para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka dëmtuar automjetin në oborr”.

“Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

The post Ndalohet 41-vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj familjarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";