Ndalohen tre persona në Tetovë, penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare dhe rrezikuan sigurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona nga Tetova janë ndaluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ilinden” në Tetovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.

“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova.

Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë.

 

Advertisement

The post Ndalohen tre persona në Tetovë, penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare dhe rrezikuan sigurinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy