MPB Maqedoni njofton janë ndaluar tre persona në Shtip, të cilët janë kapur duke drejtuar makinat në gjendje të dehur.

Me datë 20.04.2025 në ora 20.40 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.O. (50) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Skoda” me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.O. dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.99 promilë alkool në gjak”.

“Me datë 21.04.2025 në ora 02.45 në Bulevardin “Maqedonia” në Dellçevë, zyrtarët policorë kanë arrestuar D.S.(18) nga Dellçeva. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit, gjegjësisht se ishte duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Seat” me targa të Dellçevës me përmbajtje alkooli në gjak prej 1,62 promilë”.

“Ndërsa, më 20.04.2025 në ora 23.20 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Makedonska Kamenica, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin D.V. (34) nga Makedonska Kamenica sepse gjatë kontrollit të komunikacionit është konstatuar se i njëjti është duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Ford Fiesta” me 1,53 promil alkool në gjak”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Personat janë larguar nga qarkullimi dhe janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi nga neni 297-a i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.

The post Ndalohen tre persona në rajonin e SPB Shtip, kanë vozitur në gjendje të dehur appeared first on Telegrafi.