SPB Tetovë njofton se policia ka ndaluar pesë persona nga fshati Vrapçisht, për shkak se kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare.

“Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”. thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Ndalohen pesë persona nga Vrapçishti, kanë penguar punonjësit e gjykatës në kryerjen e veprimeve zyrtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";