MPB njofton se dje ka ndaluar nëntë shtetas të Turqisë për shkak të dyshimit se kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit.

Me datë 28.09.2023, në ora 20:00 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, zyrtarët policorë kanë privuar nga shtetasit E.T.(42), O.E.(33), A.J.(29), K.A.(29), E.S.(27), M.E.A. (30), H.T. (28), M.Z. (21) dhe V.S. (25), të gjithë nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit kufitar iu gjetën viza britanike dhe leje qëndrimi britanike, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.

Ata i janë dorëzuar punonjësve policorë nga Sektori për krim ndërkufitar dhe imigrim në Shkup për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Ndalohen nëntë shtetas të Turqisë në Aeroportin e Shkupit, dyshohen për falsifikim të dokumenteve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";