MPB Maqedoni njofton se dje (26 janar 2025) në Kumanovë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë ndaluar personat R.M. (53), H.R.(43), A.A.(52), S.F. (69), F.J. (43), A.S (74), N.I (70), A.I (56) dhe një të mitur, të gjithë nga Kumanova, pasi në tregun e qytetit dhe në tregun në fshatin Konjare e Poshtme, janë kapur duke shitur duhan në mënyrë joligjore.
Nga MPB njofton se tek ata është gjetur dhe sekuestruar 269 kilogramë duhan.
“Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Duhani i sekuestruar i është dorëzuar Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të marrë masa për kryerjen e veprimtarive të paregjistruara”, thonë nga MPB.
The post Ndalohen nëntë persona në Kumanovë, shitnin duhan në mënyrë joligjore appeared first on Telegrafi.