Në orët e para të ditës së sotme policia ka kapur dy persona duke vjedhur një motoçikletë në Tetovë.

Nga MPB thonë se motoçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa paralajmërojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

“Sot (19.01.2024) në ora 02:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria M.S. (21) dhe një të mitur, të dy nga Tetova. Ata u kapën duke vjedhur një motoçikletë në oborrin e një shtëpie. Prona e marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.

The post Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen duke vjedhur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";