
Policia mbrëmë ka ndaluar dy persona të moshës 18 vjeçare nga Shkupi të cilët ndezën fishekzjarrë në një festë ditëlindjeje të organizuar në një objekt hotelierik në Parkun e Qytetit, me çka nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan.
“Më 19 mars 2025 rreth orës 21.25 në SPB Shkup është denoncuar se në parkun e qytetit në Shkup ka fishekzjarrë dhe nuk respektohet vendimi i Qeverisë për zinë shtatë-ditore. Është vepruar menjëherë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomie në parkun e qytetit ishte organizuar festimi i ditëlindjes, me ç’rast M.F. (18) dhe М.F. (18), të dy nga Shkupi kishin ndezur fishekzjarrë”, informojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
The post Ndalohen dy persona në Shkup, nuk respektuan vendimin e Qeverisë për zinë shtatë-ditore appeared first on Telegrafi.