Pjesëtarët e policisë të Gostivarit, të martën mbrëma në autostradën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, kanë arrestuar personat B.N.(42) nga Veleshta e Strugës dhe D.D. 25-vjeç nga Republika e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata më parë ishin raportuar nga 34-vjeçari A.A. nga Struga se një orë më parë në Shkup personi B.N e kishte dërguar dhe futur me forcë atë në automjetin e tij “Audi” dhe nga Shkupi ata u drejtuan për në Strugë. Sipas raportit B.N e kishte sulmuar edhe fizikisht për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastruara të borxhit-besimit.

Dy të arrestuarit janë mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi dokumentimit të rastit do të pasohet me parashtrime përkatëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohen dy persona në Gostivar, kanë kidnapuar një person appeared first on Telegrafi.