Ndalohen dy kontrabandistë nga Shtipi, kapen me 14 imigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policët e Stacionit Policor Bogorodicë kanë arrestuar D.B. (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është arrestuar, Z.V.(44) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me imigrantë”.

“Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, drejtuar nga D.B. janë gjetur 14 imigrantë nga Siria, India dhe Pakistani, ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin “Peugeot 306”, me targa të Shtipit, është ndaluar për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën penale”, njofton sot MPB.

Imigrantët janë vendosur në Qendrën Pritëse dhe Transitore “Vinojug” Gjevgjeli për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa ndaj dy personave do të ngrihet kallëzim penal./Telegrafi/

The post Ndalohen dy kontrabandistë nga Shtipi, kapen me 14 imigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy