Dy gazetarë të “TV21” dhe një gazetar i agjencisë “Reuters”, shtetas i Republikës së Serbisë, sot në mbrëmje janë marrë dhe janë ndaluar në stacionin policor të Qendrës, pasi me dron po filmonin protestën në sheshin Maqedonia në Shkup, përcjell “SDK”.

Protesta u mbajt për shkak të tragjedisë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën pas zjarrit në diskotekën “Pulse”.

Gazetarët u mbajtën në stacionon policor për më shumë se një orë e gjysmë. .

Ministria e Brendshme konfirmon se disa gazetarë janë thirrur në pyetje pasi nuk kanë pasur leje për të filmuar me dron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite ka njoftuar se është ndaluar fluturimi me dronë në zonat e Koçanit dhe të Shtipit. Në njoftim nuk thuhet se ndalimi vlen edhe për Shkupin./Telegrafi/

The post Ndalohen disa gazetarë në Shkup për shkak se kanë xhiruar me dronë appeared first on Telegrafi.