Dhjetë emigrantë kryesisht nga Iraku, Bangladeshi dhe Pakistanit, janë zbuluar sot në një maune me targa të Tetovës, e cila vinte nga Greqia. Emigrantët janë kapur pas futjes së maunës në terminalin e Tetovës, kur nga një i punësuar janë dëgjuar zhurma në rimorkion e maunës.

Pas hapjes nga pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, është vërejtur se brenda rimorkios ka dhjetë emigrantë. Të njëjtët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pa ujë dhe pa ushqime. Emigrantët janë dorëzuar në zyrën për emigracion të vendit dhe po procedohet rasti, ndërsa në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, vozitësi i maunës me inicialet A.S. nga fshati Sedllarcë i Tetovës, është ndaluar dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

“Bashkë me vozitësin e maunës, S. A., 25 vjeç nga fshati Sedllarcë e Epërme e Tetovës janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtejme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPB Tetovë po punon në zbardhjen e rastit dhe nga informacionet në terren do përcaktohet se në çfarë mënyre e kanë kaluar kufirin dhe cili ka qenë destinacioni i tyre i fundit- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB – Tetovë.

The post Ndalohen 10 emigrantë që udhëtonin në një kamion me targa të Tetovës appeared first on Telegrafi.