Ndalesë për qarkullim të kamionëve në Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim në rrugën Gostivar – Kërçovë, përmes kalimit malor të Strazhës.

Siç njofton LAAM, ndalesa vlen edhe për drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër e vendosur nga ora 15:25.

Nga DPHM thonë se nesër gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për borë të dobët.

Siç paralajmërohet në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe me erë, me temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Advertisement

Temperaturat e mëngjesit në më shumë vende do të jenë negative, ndërsa ato gjatë ditës në rritje graduale.

The post Ndalesë për qarkullim të kamionëve në Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy