Nga ora 14:30 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda në drejtimin rrugor Strugë – V.K. Qafë Thanë, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndërmarrja publike paraprakisht njoftoi se është vendosur ndalesë për kamionë për shkaqe parandaluese në drejtimet rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, në qafat malore Presekë, Pletvar, Gjavatë, në rrugën Makedonski Brod – Prilep përmes qafës malore Barbaros dhe nga Dellçeva deri në V.K. Dellçevë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” paraprakisht informoi se është hapur për qarkullim për automjetet transportuese rruga Deve Bair – Kriva Pallankë.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve tona të kujdestarisë”, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Ndërmarrja shtojnë se krahas makinerisë edhe fuqia punëtore është përfshirë në pastrimin e rrugëve, ndërsa ekipet e kujdestarisë gjenden vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.

The post Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Strugë – Qafë Thanë appeared first on Telegrafi.