
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.
Komunikacioni jashtë mjediset urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht gjatë luginave të vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Nga ora 12:00 e deri në orën 15 :00 nesër do të ketë ndalesë për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në autostradën Kërçovë-Ohër afër aksit Presek-Pesoçan.
Arsye për ndërprerjen është kjo se në këtë periudhë kohore do të kryhet minimi i këtij aksi për shkak të depërtimit të autostradës Kërçovë-Ohët.
Ndalesa për qarkullim, siç informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë do të jetë në të dyja drejtimet./Telegrafi/
The post Ndalesë për qarkullim në autostradën Kërçovë-Ohër appeared first on Telegrafi.